top of page
02.png

Telegrafi së shpejti po lanson brendin dhe versionin më të ri të paraqitjes vizuale në Web dhe Aplikacione Mobile me plot produkte të reja që sigurojnë një përjetim të ri mediatik. 

Një epokë e re për median online në trojet shqipfolëse po fillon. Shoku yt i ngushtë, si gjithmonë përpara ndryshimeve qëndron! 

Brendi

Telegrafi dhe identiteti ikonik i tij kanë vënë themelet e medias online në trojet shqipfolëse në dy dekadat e fundit. Shoku yt po ri-brendohet.

 

Telegrafi për herë të parë në historinë e vet do të vijë me brend të ri të identitetit, një identitet që ndriçon epokën e re me përjetim të avancuar teknologjik dhe ngërthen frymën tradicionale të Telegrafit me të cilën bashkë jemi rritur.

03.png
04.png

WEB - Portali

Shoku u rrit, po merr pamje të re. Po bëhet siç i ka hije...

 

Telegrafi po sjell dizajnin e ri modern me ngjyra të gjalla e të forta që frymëzojnë secilin vizitor për një përjetim krejtësisht unik mediatik, me teknologji të avancuar e shpejtësi të lartë. Përmbajtja vizuale dhe e shkruar do të jetë e organizuar për t’iu përshtatur të gjitha preferencave, sepse Telegrafi është shoku i të gjitha moshave, pa dallim! 

iOS dhe Android i ri 

Një dizajn i ri me shumë risi për aplikacionin mobil të Telegrafit në dy sistemet operative iOS dhe Android – shoku yt i ngushtë mendon që përjetimi i ri të jetë oazë e informimit dhe aventurë plot kënaqësi.

05.png
Telegrafi Breaking News.png

Shoku i besueshëm i informimit

Bashkë me ndryshimet, informacioni vazhdon të avancojë me ide dhe trende të reja përmes ekipit profesional të redaktorëve dhe gazetarëve, të cilët sjellin informatën e saktë në kohë reale - por tash me më shumë teknologji, me më shumë shpejtësi dhe me kredibilitet të pakontestueshëm.

 

Telegrafi ju sjell të gjitha ndodhitë në një vend, në mënyrë të saktë, të shpejtë dhe të paanshme. Transformimi i Redaksisë së Lajmeve në nivel të ri, me teknologji të avancuar, bën që informatën ta merrni më shpejt, kurdo që kyçeni, kudo që jeni.

Produktet e reja

Koha të prekim nostalgjikët e ditëve të para që nga Lojërat, Horoskopi e Moti të cilat po ri-zbulohen e ri-kthehen dhe do të rreshtohen krahas produkteve aktuale që po marrin prezencë të rrëmbyeshme në treg. 

 

Vazhdojmë tutje me Jobs, Deals dhe Real Estate tri super produktet e shokut të ngushtë, ku ofertat më të mira nga top kompanitë vendore dhe ndërkombëtare do të rriten edhe më shumë. Gjetja e punës, produkteve më të lira e deri tek Investimi në patundshmëri do të jetë kënaqësi falë shërbimit dhe teknologjisë së avancuar të Telegrafit.

06.png
07.png

Marketingu

Telegrafi Brand Studio, shoku i reklamave.

 

Fuqia e reklamimit në Telegrafin e ri-dizajnuar po kalon në dimensione të reja në tregun shqipfolës. Duke gërshetuar dizajnin e ri me produkte te reja te reklamimit që nga Promo Artikujt, Video Marketingu, Reklamat Digjitale e deri tek Shëtitja Virtuale 360 - Telegrafi padyshim se është rruga ku ndriçon suksesi i partnerëve tanë.

Regjistrohuni dhe bëhuni të parët që të njoftoheni me Telegrafin e ri!

Jeni regjistruar me sukses, faleminderit!

Tik Tak Tik Tak ....

bottom of page